Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka thënë ceremoninë e mbajtur për të se ka mbetur pa fjalë nga pritja e tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Nga aty, Clinton, ka folur gjithashtu edhe për situatën në Kosovë dhe tensionet në veri të vendit, duke shtuar se “do doja që mos të ndodhte kurrë” kjo mosmarrëveshje.
Clinton, këto tensine në Kosovë i ka cilësuar “marrëzi”, që duhet ndalur.
“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë, që do doja që mos të ndodhte kurrë. Kosovarët i krijuan ato katër qytete, në të mirë të serbëve, për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim. Gjëja që mund të bëjmë është: Ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë ceshtje e madhe politike mund te avancohet, duke pasur tension? Ka njerëz aty. Kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë. Qytetarët kanë nevojë që duhet tu thoni se ka nevojë të votohet, gjithmonë. Nëse mendon se për këto katër qyteza, shumë larg nga çdo laborator shkencor, ku modelohet sjellja përçarëse që po e nxit botën sot, sepse shumë vende preferojnë dominancën në ven të bashkëpunimit. Unë shpresoj se Shqipëria, do jetë në gjendje , që së pari ti tregojë botës se si duket një e ardhmja gjithëpërfshirëse”, ka thënë Clinton.