Hoxha: Këtë vit BE dhe ShBA do të kryejnë një marrëveshje të madhe

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se gjatë këtij viti Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) do të kryejnë një marrëveshje të madhe

Analisti Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se gjatë këtij viti Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) do të kryejnë një marrëveshje të madhe.

“Këtë vit ShBA dhe BE do e kryejnë një marrëveshje të madhe”, ka thënë Hoxha.

Hoxha për masat ndëshkuese të BE-së ka thënë se shumë burrështetas e deputetë të BE-së turpërohen nga kjo situatë.

“Sepse iu janë vendosur sanksione një prej vendeve më besnike të Perëndimit nga ana e vetë e Perëndimit”, ka thënë Hoxha në Debat Plus.

“Brenda Bashkimit Evropian ka shtete që kanë refuzuar për t’i vendosur sanksione Rusisë për shkak të gazit, ka shtete që nuk zbatojnë një sërë vendimesh strategjike të BE-së dhe nuk ajnë ballafaquar me asnjë lloj sanksioni ose masa. Kjo bashkësi e shteteve nuk ka kapacitet me u marrë me to, por e gjen një lloj Kosove ‘të shkretë’ dhe thotë po ia qesim disa masa”, ka shtuar Hoxha.

Tutje ai ka shtuar se kjo situatë është absurde sepse sipas tij, ky është prapë dështimi i jashtëzakonshëm i Bashkimit Evropian.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika