Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka uruar SHBA-të me rastin e 247-vjetorit të pavarësisë së saj.
Me anë të një postimi në Twitter, Hovenier ka thënë se në këtë ditë, 247 vjet më parë, themeluesit e SHBA-ve deklaruan të drejtat e patjetërsueshme të jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë.
“Sot, amerikanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin festojnë Ditën e Pavarësisë së kombit tonë. Në këtë ditë, 247 vjet më parë, themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan të drejtat e patjetërsueshme të “jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë. Gëzuar 4 Korrikun!”, ka shkruar Hovenier.
Today, Americans in the United States and around the globe celebrate our nation’s Independence Day. #OnThisDay 247 years ago, the founders of the United States of America declared the inalienable rights of “life, liberty, and the pursuit of happiness.”
Happy 4th of July! pic.twitter.com/g3qjWnGu2T— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 4, 2023
Dita e Pavarësisë përkujton 4 korrikun e vitit 1776, kur Kongresi Kontinental miratoi bashkërisht Deklaratën e Pavarësisë, një dokument përmes së cilit kolonitë amerikane njoftuan shkëputjen nga Britania e Madhe.
Një vit më vonë, sipas Bibliotekës së Kongresit, në Filadelfia pati festime spontane për të shënuar përvjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Por, në kombin në zhvillim, festimet nuk u bënë të zakonta deri pas luftës së vitit 1812. Biblioteka e Kongresit vë në dukje se ceremonitë përuruese për veprat kryesore historike në shekullin e 19-të, si kanali Erie në Nju Jork dhe hekurudhat në Baltimore dhe Ohajo, ishin planifikuar të përkonin me veprimtaritë festive të 4 korrikut.