Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të bëhet temë e diskutimeve në industrinë ndërkombëtare të muzikës.
Megjithëse po shijon suksesin e karrierës, ajo gjithashtu gëzon një jetë private të lumtur.
Që prej kohësh, Dua Lipa është në një lidhje romantike me regjisorin francez, Romain Gavras.
Muajin e kaluar, këngëtarja 27-vjeçare ka vendosur të dalë publikisht me partnerin e saj, ndërsa së fundmi ka ndarë edhe një imazh në llogarinë e saj në rrjetin social, Instagram.
Në foton e publikuar, dyshja shihen të përqafuar nga prapa, dhe Dua ka shkruar një urim të shkurtër në gjuhën frënge për të dashurin e saj.
“Gëzuar ditëlindjen bebe”, ka shkruar ajo në Instagram.
Vlen të përmendet se Romain Gavras kishte më parë një marrëdhënie me një artiste tjetër shqiptare, Rita Ora. Megjithatë, tani ai është në një lidhje të lumtur me Dua Lipën.
Ndryshe, Dua Lipa do të shfaqet edhe si aktore në një film të ri “Barbie”, i cili pritet të publikohet më 21 korrik 2023.
View this post on Instagram
Dua Lipa ka thyer rekorde që nga publikimi i albumit të saj të parë me titull “Dua Lipa”, i cili tashmë është bërë i pari i një artisteje vajzë që ka tejkaluar 11 miliardë klikime në historinë e Spotify.
Albumi i saj “Dua Lipa” u publikua në vitin 2017 dhe ishte albumi i saj i parë në të gjithë karrierën e saj.
Ajo ka publikuar vetëm dy albume gjithsej, i dyti titullohet “Future Nostalgia”.
Ylli 27-vjeçar i popit ka realizuar disa hite dhe ka kryesuar gjithashtu listat. Ajo ka hyrë në disa zhanre, duke përfshirë pop, disko, house dhe R&B.