Njohësit e arsimit: Kopjimi është bërë kulturë e nxënësve në testimet e Maturës

Në emisionin Rreth e Rrotull është diskutuar me ekspertë të arsimit mbi testimet e maturës dhe kopjimin e nxënësve

Fatmir Elezi zyrtar përgjegjës për testin e maturës, Nehat Mustafa nga Qendra për Avancimin e Përformaces së Arsimit edhe Rinor Qehaj  njohës i arsimit kanë qenë të ftuar në emisionin Rreth e Rrotull për të diskutuar për rezultatet e testit të Maturës.

Elezi, ka thënë se nëse e krahashojmë me vitin e kaluar këtë vit ka më pak kopjim nga nxënësit. Më tej ai ka theksuar se këtë her ata kanë aplikuar një metodë tjetër duke indarë nxënësit në grupe.

“Ne kemi bërë një ndryshim në organizimin e testit të maturës, nxënësit  të njëjtës klasë, nuk kanë qenë të gjithë në të njëjtën sallë të testimit, mirëpo i kemi përzier me nxënës të klasave të tjera. Kështu që tendenca për kopjim ka qenë me vogël, kjo dallohet dhe nga numri i nxënësve që janë larguar nga testit për shkak të përdorimit të telefonave, 33 nxënës janë larguar nga testi por në krahasim me vitin e kaluar kanë qenë 115 nxënës që janë larguar”, ka thënë Elezi.

Ndërsa, Mustafa tha se një nga problemet kryesore në këto teste ka qenë se administruesit i kanë lënë nxënësit të kopjojnë.

“Asnjë herë nuk kanë qenë nxënësit problem gjatë administrimit të testit, por gjithmonë ka qenë problemi të administruesit të cilët i kanë lejuar që të kopjojnë ose publikimit të testeve etj. Duhet të gjende një formë që të ngritët vetëdija e administrueseve. Edhe administruesit mos të jenë të detyruar që t’i përcaktojë Komuna që ata patjetër të shkojnë sepse nuk pritet që ata punë ta kryejnë me rezultat por të gjendet ata të cilët e ndjen këtë proces”, ka theksuar Mustafa.

Kurse Qehaja, tha se kopjimi në teste është kthyer në një mendësi te nxënësit.

“Pa dyshim se shpërdorimi në testim është prezent ka qenë prezent me vite dhe dekada edhe është kthyer në kulturë në një mendësi  e të rinjve tanë, por që është ekskluzive produkt i mos ndeshkëshmërisë së administruesve dhe shkleseve të tjerë kush do qofshin ata”, ka thënë Qehaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika