Ka nisur takimi në mes të emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit me Osmanin, emisari i BE-së do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ora 16:00.
Ndryshe, sot, Kurti dhe Osmani kanë pritur në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Vizita e Lajçak vjen si përpjekje për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës.
Ndërkaq, tensionet në veri nisën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – nën asistimin e policisë – hynë në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.
Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin tensionet dhe të organizohen zgjedhje të reja në katër komunat në veri.