“Lehtësojmë lëvizjen ndërkufitare me Republkën e Kosovës! Vendkalimet e përbashkëta kufitare së shpejti do të bëhen realitet!”, kështu ka njoftuar zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Më tej, ai ka shtuar se pikat e përbashkëta kufitare do të jenë “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”.
“Në seancën e sotme të Qeverisë, shqyrtuam dhe miratuam Raportin për negociatat e realizuara dhe tekstin e përshtatur të Kontratës me Qeverinë e Republikës së Kosovës për pikat e përbashkët kufitare ‘Bllacë – Han i Elezit’ dhe ‘Jazhincë – Glloboçicë’, ka shtuar ai.
Ndërkohë, Grubi ka bërë të ditur se e kanë “angazhuar Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i qaset nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje të rëndësishme”.