Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ministri Armend Mehaj të mërkurën ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Në njoftim bëhet e ditur se Mehaj bashkë me kryeministrin Albin Kurtin do të priten nga autoritetet e larta shtetërore politike dhe ushtarake të Shtetit të Iowa-s.
“Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj mbrëmë ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditëshe në SHBA. Me këtë rast, Ministri Mehaj, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përveç tjerash, do të priten nga autoritetet më të larta shtetërore politike dhe ushtarake të Shtetit të Iowa-s”, thuhet në njoftimin e ministrisë
Tutje në njoftimin e MB-së thuhet se kjo vizitë është në funksion të forcimit të mëtejmë të parteneritetit me SHBA-në.
Ndryshe, më 6 maj të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ku është duke qëndruar ende.
Deri më tani kryeministri është takuar me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve amerikane, përfaqësues të organizatave të ndryshme si dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan.