Shala: Hapat e planifikuara nga qeveria sipas skenarit, zgjedhje në gusht-shtator 2023  

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka paralajmëruar mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë në muajin gusht-shtator të vitit 2023. Ai gjithashtu ka prezantuar hapat e Qeverisë Kurti 2 për t'i çuar vendin drejt zgjedhjeve

Drizan Shala, njohes i sigurisë

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka paralajmëruar mundësinë e zgjedhjeve nacionale në muajin gusht ose shtator.

Më tej, ai ka treguar se si do të jenë hapet e Qeverisë Kurti 2 për ta dërguar vendin në zgjedhje gjatë muajve gusht-shtator 2023.

Projeksionin e veprimeve nga Qeveria e Republikës së Kosovës që e prezantoi Shala në rrjetin e tij social Facebook, mund ta lexoni më poshtë:

Hapi i parë sipas Shalës është, “ Veprimet e Partive opozitare: LDK, AAK, PDK, bojkot institucional”, hapi i dytë sipas tij është “Fushata e investimeve në infrastrukturë e paraqitur këto ditë”.

Tutje, Shala ka thënë se “Prognoza që nga mesi i muajit Gusht do të kemi fluksin më të madh të mërgimtarëve”.

Ndërsa Shala në hapin e katër drejtë zgjedhjeve ka thënë se Qeveria planifikon “ të kemi veprime nga sektori i sigurisë, bazuar në vendimin për shpalljen e dy organizatave terroriste.

Ai ka përfunduar duke thënë se hapi i fundit i Qeverisë Kurti dy janë “zgjedhjet e parakohshme në muajin  gusht- shtator të vitit 2023”.

Më poshtë mund ta lexonin postimin e plotë të ekspertit të sigurisë, Drizan Shala.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika