Shfaqen “pakënaqësitë e para” rreth përzgjedhësit të ri të Kombëtares së Kosovës

Në emisionin "Rreth e Rrotull" është diskutuar rreth përzgjedhësit të ri të Kombëtares së Kosovës. Sipas analistëve, atmosfera e brishtë brenda Kombëtares së Kosovës duhet të përmirësohet dhe të krijohet një atmosferë më e mirë brenda saj

Alban Lumi, opinionist dhe Tahir Batatina, trajner nga radhët e ekpit të Llapit, si dhe përmes lidhjes telefonike, Romak Zeqiri nga Telegrafi sport

Alban Lumi, opinionist dhe Tahir Batatina, trajner nga radhët e ekipit të Llapit, si dhe përmes lidhjes telefonike, Romak Zeqiri nga Telegrafi sport, kanë qenë të ftuar në emisonin “Rreth e Rrotull” për të diskutuar rreth çështjes së përzgjedhësit të ri të Kombëtares së Kosovës.

Opinionisti Alban Lumi theksoi se duhet të përmirësohet atmosfera e brishtë brenda Kombëtares së Kosovës, duke krijuar një atmosferë më të mirë brenda saj.

”Kosovës i duhet një rimobilizim, në mënyrë që të kthehet një atmosferë më e mirë brenda Kombëtares, pasi problemet e brendshme me stafin e Kombëtares kanë ndikuar edhe në rezultet e Kombëtares”, theksoi analisti Lumi.

Në studio ishte i ftuar gjithashtu edhe trajneri nga radhët e ekipit të Llapit, Tahir Batatina, ku dha prognozën e tij rreth selektorit të ri.

“Kosova nuk është dashur të bëjë gabimin e radhës pasi Kosova nuk është një kombëtare, me të cilën, duhet bërë hajgare me të”, ka theksuar ndër të tjera Batatina.

“Kemi problem që duhet të jetë një gjuhë e huaj për të na komanduar”, u shpreh, ndër të tjera Batatina.

Gjithashtu, ai tha se kishte qenë i gatshëm që ta marrë Kombëtaren e ta bëjë krenar gjithë Kosovën.

Njëherit, pati edhe një “debat të vogël” në mes të ftuarve në studio, në mes analistit Lumi, dhe trajnerit Batatina, rreth mospajtimeve me emërimin e përzgjedhësit të ri të Kombëtares së Kosovës në Futboll, Primoz Gliha.

“Vetëm për 6 ndeshjet e ardhshme, Gliha është i përkohëshëm”, u shpreh përmes bisedës video-telefonike, Romak Zeqiri.

Sidoqoftë, kujtojmë se para disa ditësh slloveni Primoz Gliha është emëruar përzgjedhës i ri për Kombëtaren e Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika