Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Takimi ndihmoi për t’i qartësuar hapat e ardhshëm [në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë]

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Miroslav Lajçak, dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, ka thënë se ky takim ka ndihmuar për t'i qartësuar hapat e ardhshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka reaguar me një cicërim në rrjetin e tij social Twitter, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka vlerësuar se ky takim ka ndihmuar për t’i qartësuar hapat e ardhshme në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi dhe udhëtimi ndihmuan për t’i qartësuar hapat e ardhshëm”, ka thënë Lajçak.

Më tej, ai ka thënë se me Vuçiqin ka pasur një bisedë për ta hapur rrugën.

“Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, duke përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin në dialog”, ka përfunduar emisari i BE-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika