Të enjten deputetët e Kosovës diskutojnë për politikën e jashtme në Kuvend

Kuvendi i Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit, ka deklaruar se të enjten e 24 marsit do të mbahet seancë, në të cilën do të diskutohet për politikën e jashtme.

Ai në një konferencë për media, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, që të marrin pjesë në këtë diskutim.

“E kemi ftuar një debat parlamentar në raport me zhvillimet me politikën e jashtme të Kosovës. Në këtë seancë ftojmë Kurtin dhe ministren Gërvalla të jenë pjesë e debatit parlamentar që të ballafaqohen me argumentet e deputetëve sa i përket mosangazhimit të duhur së Qeverisë së Kosovës në këtë periudhë, në të cilën po e shënojmë edhe njëvjetorin e themelimit të qeverisë”, ka thënë Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri

Sipas tij, duhet të ketë një reflektim mbi zhvillimet që kanë ndodhur në politikën e jashtme gjatë qeverisjes njëvjeçare të Kurtit.

Në anën tjetër, Tahiri ka theksuar se, PDK do të prezentojë kërkesën e saj për themelimin e një komisioni hetimor sa i përket çështjes së ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“Ky proces besojmë që është shoqëruar me shumë parregullsi dhe konsiderojmë që është e rëndësishme që të themelojmë një komision hetimor që do t’i nxjerrë në pah të gjitha zhvillimet që kanë çuar deri te ngritja e çmimit të energjisë elektrike, që për qytetarët duket të jetë i papërballueshëm me të ardhurat që kanë, nuk kemi parë që ka pasur ngritje të pagave dhe nuk shohim se do të ndodhë”, ka shtuar ai.

Po ashtu, një çështje tjetër e ngritur në këtë mbledhje të kryesisë është edhe  plotësim-ndryshimi i ligjit për fondet pensionale.

“PDK ka propozuar edhe çështjen e tërheqjes së fondeve nga Trusti, e kemi nisur plotësim ndryshimin e këtij projektligjit, sot i dërgohet qeverisë, qeveria e ka afat një muaj që të kthejë përgjigje kuvendit të Kosovës dhe nëse jo, kjo hyn në procedurë parlamentare”, është shprehur Tahiri.

Sa i përket grevës së punëtorëve në sistemin tonë gjyqësor, Tahiri ka thënë se, është e papranueshme që një grevë e tillë të injorohet komplet nga institucionet e Kosovës.

“Ata që dje i kanë inkurajuar sa ishin në opozitë, duhet të bëjnë zgjidhje sepse e kanë kërkuar mbështetjen e tyre se ne do ta rregullojmë çështjen e pagave sa i përket administratës së gjyqësorit dhe prokurorisë. Nuk është mirë që kjo grevë të injorohet nga kryeministrin Kurti dhe nga ministria e Drejtësisë”, ka thënë Tahiri.

Ndërkohë, deputeti nga opozita, ka theksuar se, ajo çka e përshkruan më së miri këtë qeveri për një vit është paaftësia dhe moskompetenca e tyre.

“Për një vit kjo qeveri ka treguar se ka shumë njerëz të paaftë dhe që kemi pësuar dështime të mëdha në shumë aspekte. Dështimet i kemi pasur, në numrin e madh të vdekjeve si pasojë e COVID-19”, ka thënë Tahiri.

“Nuk kemi parë asnjë iniciativë të vetme sa i përket zhvillimit ekonomik. Kemi një dështim të madh në politikën e jashtme, që ka pësuar vetëm skandale të njëpasnjëshme të misnitres Gërvalla dhe një heshtje totale të Kurtit që realisht nuk e kuptojmë se si mund të qëndrojë i heshtur një kryemistër karshi gjithë këtyre dështimeve nga një vartëse e tij”, ka thënë ai.

Ndërkaq, për AAK-në mbetet një brengë e madhe mosreflektimi i qeverisë dhe shumicës parlamentare në temat që lidhen me mirëqenien e qytetarit dhe me ekonominë.

Shefi i grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, para mediave ka thënë se derisa nocioni luftë ekonomike po trajtohet gjithandej botës, në Kosovë qeveria e trajton problemin ekonomik dhe aspektin e varfërisë “me prioritet zero”.

Ai gjatë kësaj mbledhje, i ka shtruar dy kërkesa, atë të ngritjes së pagës minimale dhe ligjin e pagave.

“Janë dy kërkesa për ne, ngritja e pagës minimale duhet të kalojë prej diskutimeve në tryeza dhe kërkesa jonë është që qeveria të marrë vendim për pagën minimale, kërkesa jonë ka qenë që paga minimale të jetë 400 euro”.

“Gjendja ekonomike në vend nuk mbahet mend që kanë më vështirë dhe më keq, kjo vjen për shkak të gjendjes dhe mosveprimit të qeverisë. Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë, rriteni pagën minimale në 400 euro, dhe sjelleni ligjin për paga”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Tahiri si Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, i ka dhënë vlerësimet e tij për qeverisjen njëvjeçare të Kurtit.

“Vlerësimi ynë për një vit qeverisje është, fjalë të bukura, zhurmë si me tupan dhe punë kërkah hiç, për fjalë kërkush nuk ua kalon, për punë faleminderit”, ka theksuar Tahiri.

Në anën tjetër, Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se seanca e kuvendit që do të mbahet të enjten, do të nisë me përkujtimin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, ndaj caqeve serbe në vitin 1999.

“Njëra seancë, e cila, do të jetë në shënim të fillimit të bombardimit të NATO-s ndaj caqeve të forcave serbe të vitit 1999 dhe seanca e rregullt që fillon me agjendë nga ora 13:00”, ka thënë ajo.

Kur pyetet për të arriturat e Qeverisë Kurti 2, Kusari-Lila ka theksuar se, ishte një vit dinamik.

“Ka qenë një vit dinamik që u karakterizua me efekte të pandemisë gjatë gjithë vitit dhe u përcoll edhe gjatë vitit 2022. Ishte një vit që ka shënuar një progres në aspektin e rritjes ekonomike, shifrave e statistikave që nuk mund të kontestohen, vit që ka rikthyer aktivitetin ekonomik, por, që i ka hapur mundësitë e reja për vendime dhe mundësi të investimeve në vitin 2022”.

Sa i përket qëndrimit të pozitës ndaj zgjedhjeve në Serbi, ajo ka thënë se qeveria nuk ka ndryshuar vendim.

“Kemi deklaruar disa herë me radhë që zgjedhjet mund të organizohen në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës vetëm në bazë të një kërkese nga shteti serb për shtetin e Kosovës, kërkesë kjo që nuk ka ardhur. Derisa ende nuk ka ndonjë kërkesë për mbajtje të zgjedhjeve dhe vendimi mbetet i njëjtë”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, zgjedhjet e Serbisë do të mbahen më tre prill të këtij viti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika