Një tjetër frymë bashkëpunimi u bë mes dy vendeve, respektivisht Kosovës e Shqipërisë, në fushën e sporteve të ngjitjes.
Këtë e ka bërë të ditur, kryeministri shqiptar, Edi Rama, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.
“Sot, gjatë ditës, në “Eco Parkun” e Durrësit u zhvillua kampionati kombëtar i ngjitjes sportive e cila është një disiplinë olimpike”, ka shkruar Rama.
Ndër të tjera, vlen të ceket se, ky kampionat u organizua nga Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor në bashkëpunim me Federatën Bjeshkatare dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës.
“Eco parku i madh i Durrësit është sot një park modern, rekreativ me fusha sporti e me gjelbërim ku përveç aktiviteteve sportive, qytetarët, fëmijë dhe të rritur do të gjejnë hapësira argëtimi e shlodhjeje”, ka njoftuar kryeminstri shqiptar.
Ky bashkëpunim pritet të forcojë edhe më tej raportet mes dy vendeve, e veçanërisht me theks të veçantë në fushën e sportit.