Andoni: Prishtina dhe Tirana nuk janë Kurti e Rama, por janë shqiptarët

Analisti politik në Shqipëri, Ben Andoni, ka shprehur shqetësimin e tij rreth tensioneve mes kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë, duke vlerësuar se ndikimi i tyre egoist në raportet e tyre ndikon në marrëdhëniet e dy vendeve

Analisti politik në Shqipëri, Ben Andoni, gjersa ka folur për refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’u takuar me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, pa mbledhje të dy qeverive, ka vlerësuar se dy kryeministrat po përplasen vazhdimisht në përpjekje për të shprehur dominimin e tyre.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij se egoizmi i dy kryeministrave po ndikon në tensionimin e raporteve midis tyre.

“Unë mendoj që duket se ai sensi protagonist i Kurtit dhe i zotit Rama, përplasen vazhdimisht për pjesën të themi se cili do të prin egon e tij. Më vjen keq që kjo ego e të dy kryeministrave tanë po ndikon në marrëdhëniet tona”, është shprehur Andoni për emisionin FIVE.

Andoni ka shprehur keqardhje për veprimet e kryeministrit Kurti dhe ka kritikuar “pjesën e një lloj shemërie” që ai e shikon në veprimet e qeverisë së Kosovës nëpërmjet Kurtit.

Sipas tij, Kurti dhe Rama duhet të kuptojnë se Prishtina dhe Tirana nuk janë vetëm ata dy, por janë përfaqësues të popullit shqiptar në të dy vendet.

“Kjo pjesa e një lloj shemërie që po bën Kosova nëpërmjet zotit Kurti, mendoj që është pak e tepruar, e para Prishtina dhe Tirana nuk janë Kurti e Rama por janë shqiptarët. Dhe ne në çdo moment duhet të tregojmë se jemi shumë afër jo vetëm me qëndrime por edhe në këtë moment shumë të vështirë për Kosovën”, ka deklaruar Andoni.

Ai ka theksuar rëndësinë e një takimi të qeverive, pasi sipas tij, ky takim nuk është vetëm për të dy kryeministrat, por është edhe për të koordinuar punën e të dyja qeverive dhe për të nënshkruar marrëveshje që do të përmirësojnë jetën e shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

“Ka një gjë të vërtetë në atë që thotë zoti Kurti, në përgatitjen e mbledhjes së përbashkët e cila do të bëhej në Gjakovë,  mos harroni se nuk është vetëm një përgatitjeje e dy titullarëve të ekzekutivit shqiptar dhe kosovarë. Por është në përgatitje komplet aparateve të ministrave të dy vendeve të një grupi shumë të madh burokratësh dhe mbi të gjitha nënshkruhen memorandume dhe marrëveshje që ndihmojnë popullin shqiptar të dy krahëve për të lehtësuar jetën e vet dhe për ta bërë më të mire”, është shprehur ai.

Po ashtu, ai ka vlerësuar se refuzimi i Ramës për mbledhjen e dy qeverive taktikisht ka qenë një gabim, pasi takimi mund të kishte zhvilluar dialogun dhe bashkëpunimin mes dy kryeministrave.

“Dhe ka një vërtet në atë që thotë Kurti se nga anulimi i takimit zoti Rama në mendimin tim ka gabuar taktikisht, sepse brenda kornizës së mbledhjes ishte e mundur të bëhej edhe takimit me zotin Kurti”, ka deklaruar ai.

Deklaratës së kryeministrit Kurti, për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive, kryeministri Rama, ka thënë se do t’i përgjigjet të enjten gjatë turit në Prishtinë.

Rama do të jetë në vizitë në Prishtinë, në kuadër të turit Ballkanit, i cili ka të bëjë me përgatitjen për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit.

Në një konferencë për media, Kurti e ka konsideruar të arsyeshme mbajtjen e mbledhjes së përbashkët në mes të dy qeverive, por jo takime të tjera.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika