Haradinaj: Diskutuam mundësinë e një “Qeverie të Unitetit”, s’e kemi luksin të shkojmë në zgjedhje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka diskutuar mundësinë e formimit të një "Qeverie të Unitetit Kombëtar" si opsion për të kthyer Kosovën në normalitet. Ai kundërshton veprimet e kryeministrit Kurti në veri të Kosovës dhe beson se një qeveri e unitetit duhet të përfshijë të gjitha partitë politike, duke përjashtuar Kurtin si kryeministër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, ka bërë të ditur se është diskutuar si opsion, formimi i një “Qeverie të Unitetit Kombëtar”.

Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke e dërguar Kosovën, në një rrugë të rrezikshme, dhe se AAK-ja, me veprimet e saj po tenton ta kthej Kosovën në normalitet.

Haradinaj tha se Qeveria e Unitetit, do të përfshinte të gjitha partitë, përfshi edhe VV-në, por pa Kurtin si kryeministër.

“I shqyrtum, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me opozitën me deputetë, përjashtu me Listën Serbe, për mocionin, shpresojmë të jetë dalja nga kjo gjendja. Sipas bindjes tonë, s’e kemi lluksin të shkojmë menjëherë në zgjedhje, sipas bindjes sonë e diskutum si opsion mundësinë e një Qeveria të unitetit kombëtar, ku përfshihen të gjitha partitë politike, përfshi edhe VV-në, një Qeveri pa Kurti, deri në një zgjedhje të ardhshme, por që do ta kthente Kosovën në normalitet”, ka thënë ai.

Ai tha se veprimet e Kurti në veri të Kosovës, rrezikojnë ekzistencën e shtetit tonë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika