Presidenti i PSG-së për Mbappe: Vazhdon kontratën, ose shitet këtë verë – falas nuk largohet

Trajneri i ri i Paris Saint-Germain (PSG), Luis Enrique dëshiron që Kylian Mbappe të qëndrojë këtë verë, por presidenti Nasser Al-Khelaifi është shprehur i bindur se nuk do të largohet falas

Nasser Al Khelaifi, presidenti i klubit Paris Saint-Germain (PSG), ka dhënë një deklaratë lidhur me qëndrimin Kylian Mbappe në klub.

Sipas tij, Mbappe duhet të marrë një vendim brenda javës së ardhshme ose pas dy javësh në lidhje me nënshkrimin e një kontrate të re me PSG-në.

Al Khelaifi ka theksuar se nëse Mbappe nuk dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re, “dera është e hapur,” që nënkupton se mund të hapet një diskutim për largimin e tij nga klub.

Al Khelaifi po ashtu për gazetën Le Parisien ka përmendur se askush, as lojtari, as ai vetë, nuk është më i madh se klubi.

Ai e bëri të qartë për francezët se Mbappe nuk do të largohet nga klubi falas. Në mënyrë të qartë, ai ka deklaruar se opsionet janë që Mbappe të nënshkruajë një kontratë të re ose të shitet gjatë verës.

“Ne patëm marrëveshje verbale me Kylian siç konfirmoi ai, prandaj jam i shokuar dhe i zhgënjyer…Ne duam që Mbappé të qëndrojë, por ai nuk mund të largohet falas, është shumë e qartë dhe e thjeshtë. Nuk ka mundësi të largohem falas”, ka deklaruar ai.

Mbappe ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Francës dhe ka njoftuar klubin se nuk ka ndërmend të vazhdojë marrëveshjen, pavarësisht këmbënguljes së tij se nuk dëshiron të largohet këtë verë mes interesimit të Real Madridit.

Skuadra e Ligue 1 do të presë që ylli i Francës të marrë një vendim, ndërsa ata kërkojnë të planifikojnë për sezonin e ardhshëm nën drejtimin e tyre të ri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika