Mushkolaj: Kurti duhet të gjejë zgjidhje kreative për veriun

Analisti Imer Mushkolaj thotë se përgjegjësia për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën në veri të Kosovës i takon kryeministrit Albin Kurti

Imer Mushkolaj, analist politik

Përgjegjësia për gjetjen e një zjgidhje për situatën në veri të Kosovës, sipas analistit Imer Mushkolaj, është e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai në “Debat Plus”, ka thënë se një kryeministër i përgjegjshëm vlerësohet kur gjen zgjidhje në momente të vështira, sic është situata e tanishme në veri.

Mushkolaj, e përmendi edhe kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili po qëndron mbyllur në objektin e komunës, gati që 40 ditë, nuk e zgjidhë asnjë problem.

“Më tepër se një vendosmëri  e Qeverisë, me mbajt me çdo kusht pushtetin, edhe pse nuk është çështje të mbahet pushteti me ata kryetar, ata janë të ligjshëm, për mua është problematike nëse ata nuk mund ta ushtrojnë funksionin, sepse ata nuk janë vetëm kryetar, kemi të bëjmë me aparaturë komunale që duhet të marrin vendime, nuk besoj që Hetemi i mbyllur në objekt, mund të ofrojë shërbime duke ndejt 38 ditë i mbyllur. Mundem me kuptu simbolikisht, por a është zgjidhë problemi, jo? Qeveria është përgjegjëse, për me zgjidhë problemin, nuk më intereson cka thotë Vuciqi, më intereson, që Kurti, të japë zgjidhje kreative, në një moment të vështirë. Një kryeministër i përgjegjshëm, e vlerësoj kur gjen zgjidhje në momente të vështira”, ka thënë ai.

Mushkolaj, theksoi se zgjidhja më e mirë është që kryetarët e ri të komunave veriore duhet të japin dorëheqje në një moment të caktuar.

“Zgjidhjen e shoh dorëheqjen nga ana e kryetarëve në moment të caktum, por nuk po e shoh hapin e parë që duhet bërë. Qeveria po thotë, hapi i parë është të pastrohet veriu nga kriminelët e pretendum. Janë disa arrestime, por nuk e di sa është numri i kriminelëve, nuk e di kush janë. Nëse janë 40, 100 a po 200, le të na tregon Qeveria kur ka me pastru veriun nga këta eskponent problematikë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika