Analisti politik, Ylli Hoxha, i ka dhënë të drejtë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa i përket ballafaqimit me ndërkombëtarët.
Hoxha, tha se përkundër që Kurti ka të drejtë, kjo nuk nënkupton se do të ketë edhe sukses, derisa shtoi se vazhdimi i marrëdhënieve negative me aleatët, nuk i shërben Kosovës.
“Kurti sipas meje ka të drejtë në këtë ballafaqim me bashkësinë ndërkombëtare, por kjo e drejtë nuk nënkupton se ka sukses. Është konsolidu pozicioni i bashkësisë ndërkombëtare, që tri pikat e Borrellit duhet të zbatohen, madje është konsolidu se ka sanksione nëse nuk zbatohen. Vazhdimi në këtë marrëdhënie mendoj që nuk është i dobishëm për Kosovën”, ka thënë ai.
Hoxha tha se kryetarët e komunave veriore duhet të japin dorëheqje sepse sipas tij popullata atje nuk i dëshiron ata për kryetar.