Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka penguar policët gjatë realizimit të detyrës së tyre.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari i ka penguar zyrtarët policorë derisa kanë qenë duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policor derisa kanë qenë duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.