Vuçiq për aplikimin e Kosovës në KE: Përgjigjja jonë do të jetë paqësore

Pas lajmit se Kosova do të aplikojë si anëtare e plotë në Këshill të Evropës, ka reaguar presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se ndaj kësaj iniciative do të ketë kundërpërgjigje, por siç citohet të ketë thënë, “në mënyrë paqësore”

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq

Pas lajmit se Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare “Këshilli i Evropës – Council of Europe”, ka reaguar presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq për mediat serbe ka thënë se me këtë iniciativë të marrë së fundi, Kosova ka shkelur marrëveshjen e Washingtonit, edhe pse siç dihet se pika që i referohet kryeministri serb ka skaduar vitin e kaluar.

“Kam marrë informacione zyrtare se e ashtuquajtura Kosova ka paraqitur kërkesë për pranim në Këshillin e Evropës dhe kështu Prishtina ka treguar se ka shkelur dhe shkelur brutalisht Marrëveshjen e Uashingtonit, pas dhjetë vjetësh të shkeljes së Marrëveshjes së Brukselit dhe Rezolutës 1244”, ka thënë Vuçiq.

Sipas presidentit serb, Kosova ka përkrahjen e gjithë bashkësisë ndërkombëtare, dhe se shteti serb do t’i përgjigjet shpejt kësaj iniciative, por, siç ka thënë, në mënyrë paqësore për ta ruajtur stabilitetin në rajon.

“Ne do të bëjmë çmos që të tregojmë se mund të luftojmë, të mbrojmë vendin tonë, mentorët e Prishtinës janë shumë më të fortë, këtë lojë e udhëheqin vendet kryesore perëndimore dhe ne jemi një vend i vogël liberal që ruan sovranitetin e tij dhe të drejtën për të vendosur. ” ka thënë Vuçiq.

Të enjten Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ), ka njoftuar se e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim të plotë të Kosovës në Këshill të Evropës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika