Çitaku: Kosova i plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim në KE

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), tash nënkryetare e PDK-së, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për t’u anëtarësuar në Këshillin Evropian

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), e ka komentuar aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se tashmë Kosova i plotëson të gjitha kriteret.

Sipas saj, përjashtimi i Rusisë nga kjo organizatë ia ka hapur derën Kosovës për t’u anëtarësuar.

“Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret dhe tani, me Rusinë e përjashtuar nga organizata, rruga jonë duhet të jetë e qartë”, ka shkruaj ajo në Twitter.

Kosova zyrtarisht e ka dorëzuar aplikimin e saj për në KE të enjten, këtë e ka bërë të ditur vetë Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.

Ajo përmes një video-adresimi për qytetarët e Kosovës, ka thënë se Kosova synon që të bëhet anëtare e plotë e KE-së.

Tutje, Gërvalla kishte thënë se Kosova e meriton të jetë pjesë e KE-së, sepse, sipas saj, është vendi më demokratik dhe më proevropian në rajon.

Vendimi për të aplikuar u mor të enjten nga Qeverisë së Kosovës, e cila pastaj e ka obliguar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.

Një aplikim i tillë është paralajmëruar edhe më herët, që Kosova do ta shfrytëzojë këtë mundësi në muajin maj të këtij viti.

Ndryshe, lidhur me një aplikim të mundshëm të Kosovës për anëtarësim në KE, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte shprehur optimiste. Ajo kishte thënë se Kosova është duke u përgatitur për një gjë të tillë.

Javë më parë Kosova kishte marrë mbështetjen për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës edhe nga anëtari i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Knut Abraham.

“Qeveria federale mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Është me rëndësi që për këtë çështje të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në BE dhe në Këshill të Evropës”, është thënë në përgjigjen e Qeverisë së Gjermanisë”, kishte shkruar ai në Twitter.

Këshilli i Evropës është një organizatë e shteteve evropiane, e themeluar më pesë maj 1949, për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkëta të lirisë politike.

Organizata ka 47 shtete anëtare dhe vepron me një buxhet vjetor prej rreth 500 milionë eurosh.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika