Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin e Shqipëtisë, Edi Rama.
Ndërkaq, ende nuk dihet nëse kryeministri Albin Kurti do të takohet me kryeministrin shqiptar.
Rama më herët gjatë një konference për media në Shkup, deklaroi se “kur të shkoj në Kosovë kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar që ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”.
Pas Osmanit, Rama pritet të takohet edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Gjithashtu, gjatë qëndrimit të tij në Maqedoninë e Veriut, Rama është takuar me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaqeski.