“Nga përçarja e raporteve Kosovë – Shqipëri, fiton Serbia”

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ka thënë se mos mbajtja e mbledhjes së qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë është një goditje e fortë për kryeministrin Albin Kurti, pasi kjo, sipas tij, tregon edhe mungesën e pajtimit mes homologut të tij shqiptar Edi Rama në një moment delikat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i shqipërisë, Edi Rama

“Në situatën kur dy kryeministrat Kosovë – Shqipëri nuk po mund të ‘merren vesh’, pa diskutim fitojnë kundërshtarët e shtetit të Kosovës, në radhë të parë fiton Beogradi, sepse pastaj legjitimon atë narracionin se shqiptarët nuk po mund të merren vesh mes vete e si të merremi vesh ne me ta”.

Kështu është shprehur ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, teksa ka diskutuar për një “përçarje të raporteve” mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka vlerësuar se mosmbajtja e mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë ishte një goditje e fortë për Kurtin, që në një moment të delikatë tregon mungesën e pajtimit mes tyre.

Ai gjithashtu ka shprehur mendimin se disa hapa të nxituar nga Rama kanë shkaktuar hidhërim të drejtë në Kosovë, por momenti aktual i Kosovës kërkon që Kurti ta zbehë këtë hidhërim për t’i realizuar interesat kryesore.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini

“Por, goditja e fundit që ai bëri Kurtit me të drejtë ose pa të drejtë, por ishte një masë tejet radikale mosmbajtja e mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë. Unë mendoj që pavarësisht që nuk e tha Kurti në publik, unë mendoj që ka marrë një goditje tepër të fortë, sepse ishte një moment shumë delikatë dhe të mos harrojmë se pa marrë parasysh kush ka të drejtë tani, unë mendoj se të dyja palët humbin këtu. Në radhë të parë, Beogradit i jep një bonus një avantazh, sepse thotë që shqiptarët nuk po merren vesh dot mes vete”, ka dekalruar ai në emisionin FIVE.

Ukshini i ka bërë thirrje Kurtit që ta mbajë takimin me Ramën dhe se gjatë takimeve dypalëshe të shprehin t’i gjitha pakënaqësitë për të ardhur në pajtim.

Ai gjithashtu ka theksuar se Shqipëria është në një pozitë më të favorshme në lidhje me NATO-n dhe OSBE-në dhe ka marrë protagonizëm në rajon edhe me iniciativën për Ballkanin e Hapur.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika