Murati: Opozita bënte alarm për mungesë të bordit në Trust, por sot nuk e votoi atë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj mosvotimit të opozitës për anëtarët e bordit të Trustit. Ai konsideron se opozita nuk ka shqetësimin për qytetarët ose shtetin

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi opozita nuk i ka votuar anëtarët e bordit  të Trustit.

Sipas ministrit, “kjo opozitë nuk e ka hallin as te qytetari e as te shteti”.

“Para disa muajsh opozita bënte alarm e shpërndante panik se si gjoja mjetet e Trustit po rrezikoheshin për shkak të mungesës së bordit”, ka deklaruar ai.

“E njëjta opozitë sot në Komisionin Parlamentar për Buxhet pamundëson kuorumin dhe votimin e anëtarëve të bordit të Trustit pa kurrfarë arsye”, ka thënë Murati.

Ai ka përfunduar duke thënë se mosvotimi i opozitës për bordin e trustit është dëshmia e radhës se “Halli është tjetër kund”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika