Osmani pas takimit me Ramën: Diskutuam për agjendën ndërkombëtare

Gjatë takimit Osmani – Rama është diskutuar për samitin e NATO-s, i cili do të mbahet gjatë korrikut në Vilnius të Lituanisë, për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti si dhe për situatën aktuale në Kosovë e rajon, në raport me zhvillimet e fundit të sigurisë në veri të vendit

Pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se gjatë takimit është diskutuar për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me theks në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

Osmani, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka theksuar se forcimi i bashkëpunimit midis dy shteteve është në interesin e qytetarëve të tyre dhe për të ardhmen e tyre euroatlantike të përbashkët.

“Me kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit. Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar ajo në Facebook.

Po ashtu, siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani gjatë takimirt ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për t’i adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni së bashku me partnerët euroatlantikë.

Në raport me situatën e sigurisë në veri, Osmani ka theksuar se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.

Ndër të tjera, ajo ka potencuar se është e domosdoshme që ata që kanë sulmuar NATO-n, gazetarët, policinë e Kosovës dhe qytetarët në veri, të jenë përgjegjës para ligjit, sepse pandëshkueshmëria mund të nxisë edhe më shumë dhunë.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Rama, siç thuhet në njoftimin e Presidencës, janë dakorduar që të vazhdojnë koordinimin në të mirë të qytetarëve të dy shteteve tona, si dhe në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale.

Nga ana tjetër, sa i përket Samitit të NATO-s, presidentja e ka falënderuar Shqipërinë për përkrahjen e vazhdueshme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në këtë aleancë, ndërkaq ritheksoi rëndësinë e ecjes përpara me anëtarësim në Partneritet për Paqe, si hap drejt anëtarësimit të plotë në NATO, i cili njëkohësisht do t’i kontribuonte stabilitetit afatgjatë në rajon.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika