Clinton: Radikalët serbë po e paralizojnë përparimin e rajonit

Bill Clinton, ish-presidenti amerikan, ka deklaruar se serbët radikalë po e paralizojnë përparimin në rajon, duke shkaktuar një situatë të tensionuar

Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), Bill Clinton

Gazeta ndërkombëtare “Financial Times”, i ka kushtuar një artikull situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

Pjesë e këtij teksti ishte edhe Bill Clinton, i cili tha se serbët radikalë po e radikalizojnë përparimin e rajonit në Ballkanin Perëndimor.

“Serbët e linjës së ashpër po paralizojnë përparim në rajon”, ka thënë ish-presidenti amerikan.

Klinton u shpreh se kjo nuk i shërben demokracisë në rajon.

“Është keq për demokracinë afatshkurtër dhe jetën e përditshme të njerëzve të vërtetë atje”, ka thënë Klinton.

“Dhe po i mban vendet jo vetëm në një ngërç, por i fton të gjithë të zhgënjehen gjithnjë e më shumë dhe të bëjnë gjëra vetëshkatërruese”, ka vijuar ai.

Ndryshe, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Clinton kishte thënë se serbët e veriut të Kosovës kanë gabuar duke mos marrë pjesë në zgjedhje komunale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika