40 policë dorëzuan detyrën këtë vit, kërkohet meritokraci

Në ditën kur Policia e Kosovës hapi një konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë, sindikata e këtij institucioni njoftoi që 40 policë kanë dhënë sivjet dorëheqje nga detyra për shkak të pakënaqësive brenda këtij institucione. Kërkesa e vazhdueshme e zyrtarëve policorë është ekzekutimi i pagesave të shkallës së rrezikshmërisë

Policia e Kosovës

Reagimin kur pranuan ëmbëlsira dhe e takuan kryeministrin e kishin kryesisht pozitiv.

Por 40 kolegëve të tyre mesa duket nuk është që u ka pëlqyer sjellja e Qeverisë ndaj tyre.

Kjo pasi që Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se që nga janari e deri në korrik të këtij viti, 40 zyrtarë policorë janë dorëhequr nga detyra e tyre për shkak të pakënaqësive.

Arsye për këtë gjendje, sipas njohësve të sigurisë, ka me bollëk.

“Ndërlidhet kryesisht me cështjen e ligjit të pagave sepse pjesa më kruciale e këtyre zyrtare tanimë 40 që kanë lënë detyrën në 2021-ën janë si shkaktar të meritokracisë, mungesës së pagës së dinjitetshme por njëkohësisht edhe mungesa e pagesës së rrezikshmërisë”, ka deklaruar Drizan Shala – Njohës i sigurisë.

Ndërsa, ish-drejtori i Policisë së Kosovës Reshat Maliqi, po vlerëson se aktualisht zyrtarët policorë duhet të jenë më të durueshëm.

“Besoj që duhet edhe pak durim sepse shteti është duke me u marr me çështje shumë serioze dhe besoj që ekziston edhe gatishmëria edhe e menaxhmentit të Policisë dhe ministrisë së Punëve të Brendshme që të ndërmarrin diçka a në përmasimin e kushteve të punës dhe hapësirave për policinë për pajisje e gjëra por ndoshta nuk i kanë mundësitë të plotësohen të gjitha kërkesat që ata i kanë për momentin”, ka thënë Maliqi.

Si pasojë e moszbatimit të plotë të Ligjit të Pagave, Policia e Kosovës nuk ka marrë shtesat për rrezikshmërinë tash e pesë muaj.

Angazhimi dhe përballja me rrezikun ka qenë e përditshme, sidomos në tensionet e krijuara në veri të Kosovës, për më shumë se një muaj tashmë.

Përndryshe, të enjten Policia e Kosovës ka shpallur një konkurs të ri për pranimin e zyrtarëve policorë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika