Gashi: Bojkoti i Kurtit për takimin me Ramën s’ka efekt të mirë për shtetin, as për të si kryeministër

Analisti politik, Astrit Gashi ka kritikuar vendimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të anuluar mbledhjen mes dy qeverive Kosovë - Shqipëri, gjithashtu ai ka theksuar mungesën e institucionalitetit nga ana e Kurtit si një aspekt tjetër të rëndësishëm në këtë situatë

Analisti, Astrit Gashi

Analisti politik, Astrit Gashi, ka vlerësuar vendimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të anuluar mbledhjen mes dy qeverive, duke thënë se ka bërë një gabim me këtë veprim.

Ai ka shtuar se Rama mund të kishte vizituar Kosovën për mbajtjen e mbledhjes, nga ku edhe mund t’i shprehte kritikat ndaj politikave e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në një mënyrë më konstruktive.

“Mendoj që Rama ka bërë një gabim që u kanë anulimi i takimit mes dy qeverive, nuk ka pasur fare nevojë ta bëjë atë punë në atë moment, kur Edi Rama ka mundur të vijë në Kosovë sikurse që kishte bërë në disa raste tjera dhe t’i shprehte kritikat ndaj politikave të kryeministrit”, ka deklaruar ai.

Gashi vuri në dukje se mungesa e institucionalitetit nga ana e Kurtit ishte edhe një aspekt i rëndësishëm në këtë situatë.

Ai ka theksuar se në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, Kurti duhet të tregojë maturi institucionale dhe të presë një kryeministër të një shteti tjetër, veçanërisht në momente të rëndësishme si ky.

Gashi ka thënë se kjo situatë nuk ka të bëjë vetëm me nënshkrimin e marrëveshjeve mes dy shteteve, por me paraqitjen vizuale dhe institucionalitetin.

“Por, përtej kësaj mendoj që në të njëjtën kohë kur vjen një kryeministër i Shqipërisë, kryeministrit i Kosovës është dashur të dalë nga lëkura e atij që po ta kthejë në të njëjtën monedhë, pra ti po ma anulon mbledhjen në një moment shumë të rëndësishëm për mua një paraqitje vizuale. Problemi këtu nuk ka të bëjë me nënshkrimin e marrëveshjeve, asnjëherë, atëherë nuk është dashur të tregohet i njëjtë, por me u tregu pak më institucionalit. Në kuptimin që është kryeministër i Kosovës dhe ai duhet ta presë një kryeministër të shtetit tjetër, dhe me i heq këto pakënaqësitë ‘jo ti më prite dje, jo ti s’më prite sot’, sepse jemi duke u folur për vizita zyrtare” është shprehur Gashi.

Ai ka vlerësuar se bojkoti i takimit nga ana e Kurtit në një moment të rëndësishëm nuk ka efekt pozitiv për Kosovën.

Gashi ka përfunduar se nuk beson se ky bojkot do të ketë ndonjë ndikim pozitiv në pozicionin e kryeministrit të Kosovës, ndërsa e quajti një veprim të gabueshëm për Kosovën dhe marrëdhëniet ndërshtetërore.

“Prandaj e shoh që është veprim i gabueshëm pa një efekt të mirë të Kosovës, nuk besoj që do të ketë as në pozicion të kryeministrit të Kosovës kjo bojkot”, ka deklaruar Gashi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika