Kompania “Meta”, ditën e mërkurë ka lansuar zyrtarisht konkurrentin e saj në Twitter, “Threads”. Planet e “Threads” ishin publikuar vetëm tre muaj më parë.
“Threads” ka bërë bujë të madhe, kështu duke arritur shifrën e 30 milionë përdoruesve tash që nga mëngjesi i së enjtes, duke përfshirë marka të njohura, të famshëm e gazetarë.
“Threads” arriti që momentalisht të bëhet aplikacioni më i mirë falas në App Store të Apple, në shumë pak orë pas lansimit.
Por a është “Threads”, i dëmshëm për Twitter-in?
Shumë përdorues të Twitter-it po zemërohen duke u kufizuar në përmbajtjet që mund të shikojnë çdo ditë. Kjo i duhet Meta-s, ku kjo kompani mendon se “Threads” mund të zgjerojë me tej perandorinë e saj të aplikacioneve dhe të ketë hapësirë për të shitur reklama.