Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët, në identifikimin e një personi të dyshuar për “lëndim të rëndë trupor”.
Personi në fjalë dyshohet se “me datën 07/06/2023 rreth orës 20:15 në rrugën Hadi Kantarxhiu – Prizren. I dyshuari ka sulmuar të dëmtuarin te mitur me ç ’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”.
Policia e ka publikuar një fotografi të të dyshuarit, për publikimin e së cilës ka marrë leje nga Prokuroria Themelore në Prizren.
“Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij. Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e te dyshuarit”, thuhet në njoftim.
Në njoftim kërkohet nga qytetarët që në rast posedimi të çfarëdo lloj informate, të raportojnë policinë në Suharekë apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.