Pas pushtimit rus të Ukrainës, Presidenti dhe Kryeministrja e Finlandës, të enjten, në një deklaratë janë shprehur se Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO.
Në këtë deklaratë, presidenti Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin kanë thënë se Finlanda, në qoftë se do të ishte anëtare e NATO-s, do të forconte aleancën e mbrojtjes.
“Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa vonesë”, shtuan ata, duke thënë se shpresojnë se vendimi do të merret “brenda ditëve të ardhshme”, transmeton DW, përcjell Portali D.
Joint statement by the President of the Republic and Prime Minister of Finland on Finland's NATO membershiphttps://t.co/IWJQg6Hj69 pic.twitter.com/0LV3FVyNdw
— TPKanslia (@TPKanslia) May 12, 2022
Finlanda ndan një kufi të gjatë prej 1,300 kilometrash (810 milje) me Rusinë. Gjatë Luftës së Ftohtë, Helsinki mbajti një formë mosangazhimi diplomatik midis NATO-s dhe Bashkimit Sovjetik, por agresioni i fundit i Moskës e ka shtyrë shtetin baltik të rishqyrtojë pozicionin e tij.
Përderisa lufta në Ukrainë nuk është shuar ende, mbështetja për NATO-n po rritet
Mbështetja publike në Finlandë për t’iu bashkuar aleancës perëndimore është rritur që kur trupat ruse marshuan në Ukrainë, duke arritur në 76%, sipas një sondazhi të fundit të kryer nga transmetuesi publik YLE.
Kjo është një ndryshim thelbësor sa i përket përceptimit publik, pasi mbështetja për antarësimin në NATO ka lëvizur ndër vite diku rreth 25 %
Marrëdhëniet miqësore me Rusinë janë acaruar që nga fillimi i pushtimit, me kërcënimet nga Moska se çdo përpjekje për t’u anëtarësuar në NATO do të sillte pasoja.
Rusia thotë se përgjigjja do të varet nga infrastruktura ushtarake e NATO-s
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu përgjigj deklaratës të së enjtes, duke thënë se ajo “padyshim” përbën një kërcënim për Rusinë dhe “nuk e bën kontinentin tonë më të qëndrueshëm dhe të sigurt”.
Ai ka shtuar se përgjigjja e Rusisë do të varet nga “shkalla në të cilën infrastruktura ushtarake lëviz më pranë kufijve tanë”.
Finlanda, e cila luftoi në luftërat kundër Bashkimit Sovjetik në 1939 dhe 1944, rriti bashkëpunimin e saj me NATO-n pas aneksimit nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë në 2014.
NATO gati të mirëpresë Finlandën dhe Suedinë
Suedia fqinje pritet të ndjekë hapat e Finlandës në përpjekjen për t’u bashkuar me aleancën.
Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde iu përgjigj deklaratës në një mesazh në Twitter, duke thënë se “Finlanda është partneri më i afërt i sigurisë dhe mbrojtjes së Suedisë dhe ne duhet të marrim parasysh vlerësimet finlandeze”.
Ajo ka shtuar se Suedia do të marrë një vendim për NATO-n “pasi të jetë paraqitur raporti nga konsultimet për politikën e sigurisë”.
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë më parë se aleanca do të mirëpresë Finlandën dhe Suedinë me krahë hapur dhe se pranimi ka të ngjarë të jetë një proces i shpejtë.
Important message today from 🇫🇮 President @niinisto & PM @MarinSanna on @NATO membership. 🇫🇮 is 🇸🇪 closest security & defence partner, and we need to take 🇫🇮 assessments into account. 🇸🇪 will decide after the report from the security policy consultations has been presented.
— Ann Linde (@AnnLinde) May 12, 2022
Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto u tha ligjvënësve të BE-së të enjten se “ne jemi të bindur se Finlanda do t’i sjellë vlerë të shtuar NATO-s. Forca jonë e forcave të mbrojtjes gjatë kohës së luftës është 280,000 trupa dhe rezerva e stërvitur është 900,000 burra dhe gra.”
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas takimit me krerët nga të dy vendet në fillim të muajit, ka thënë se Helsinki dhe Stokholmi mund të llogarisin në mbështetjen e Berlinit.
Ndërsa, Mbretëria e Bashkuar është zotuar se do t’i mbështesë të dyja palët, nëse sulmohen nga forcat ruse, edhe para se të finalizojnë anëtarësimin e tyre në NATO.