Policia e Kosovës njofton se stacioni policor në Gjilan, gjatë kësaj të shtuneje, në orën 08:45, ka pranuar një informatë se një banesë afër tregut të gjelbër është përfshirë nga zjarri.
“Janë angazhuar njësitet patrulluese. Njësitet e zjarrfiksëve me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes. Janë evakuar të gjithë banorët e banesave përreth për çështje sigurie”, njofton policia.
Policia njofton se nga hetimet e para në banesë është gjendur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore rreth moshës 50-vjeçare.
“Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dergohet në IML. Hetuesit rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti të rëndë që na ka tronditur të gjithëve”, njofton tutje policia.