Lutfi Haziri, është zgjedhur edhe për një mandat tjetër si kryetari i degës së LDK-së në Gjilan.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku theksohet se mbi 3000 qytetarë e janë përfshirë në procesin zgjedhor.
Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar delegatët e Kuvendit Zgjedhor, anëtarët për angazhimin e tyre në procesin e brendshëm demokratik.
“Sot në Gjilan u përmbyll suksesshëm procesi i brendshëm zgjedhor. Mbi 3000 qytetarë e veprimtarë të përfshirë në procesin demokratik zgjedhor të degës mbyllën Kuvendin X Zgjedhor në Gjilan për ta konfirmuar edhe për një mandat tjetër kryetar, Lutfi Hazirin. Pëkrahja për Lutfi Hazirin është e pakontestueshme si rezultat i punës dhe angazhimit të tij të pashoq në sferën e artikulimit të nevojave dhe interesave të qytetarëve të Gjilanit. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku falënderoi delegatët e Kuvendit Zgjedhor, anëtarët dhe të gjitha ato gra dhe burra të ndershëm e fisnik për angazhimin e tyre në procesin e brendshëm demokratik. Lidha Demokratike e Kosovës po përmbyll procesin e brendshëm zgjedhor në gjithë Kosovën. Ka hapur dyert për shumë të rinj që kanë profile të ndryshme profesionale por që i bashkon një ideal dhe orientim i përbashkët rreth parimeve të djathta që identifikohen me LDK”, thuhet në njoftim e LDK-së.