“BE-ja ‘tigër prej letre’”, Escobar i reagon Gërvalles: S’ka progres me një lidership që beson se populizmi, nacionalizmi janë rrugët përpara

"Politika tonë mbështet në dy shtylla: njëra është interesimi evropian dhe, më vjen keq që duhet të dalloj nga kolegia ime kosovare, por gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan, ka qenë kombinim i bashkëpunimit të BE-së dhe ShBA-së"

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka reaguar kryediplomates kosovare, Donika Gërvllaës. E cila më herët e ka cilësuar Bashkimin Evropian si “tigër prej letre”.

Escobar, ka thënë se gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan është falë bashkëpunim të BE-së dhe ShBA-së.

“Politikat tona në Ballkan kanë qenë konsistente që nga të ’90 dhe pres që të mbesin kështu. Politika tonë mbështet në dy shtylla: njëra është interesimi evropian dhe, më vjen keq që duhet të dalloj nga kolegia ime kosovare, por gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan, ka qenë kombinim i bashkëpunimit të BE-së dhe ShBA-së. Dhe kështu integrimi është aspirata më e madhe e rajonit… çdo vend që i është bashkuar BE-së është bërë më demokrat, më i qëndrueshëm dhe më prosperues”, ka thënë Escobar.

Escobar i ka ndarë vendet e Ballkanit në dy grupe: në ato që janë në NATO dhe kontribuuese në stabilitetin rajon dhe grupi i dytë, janë shtetet që kanë ngecur në kapërcimin e sfidave të veta.

“Isha optimist se mundësia fantastike ekonomike do të na mundësojë të zgjidhim çështjet politike. Fatkeqësisht vetëm gjysma është e vërtetë. Rajoni është ndarë në dy shirita, njëri me shtetet në NATO që janë shumë më stabile, kontribuuese në stabilitetin rajonal dhe të vendosura në rrugën drejt integrimit evropian dhe shtetet tjera që po konsumojnë vëmendjen dhe burimet e të tjerëve në rajon teksa ngecin në kapërcimin e sfidave të veta. Dallimet kyçe janë që shtetet që janë në NATO dhe që kanë pasur zhvillimet më të mëdha janë ato që kanë tejkaluar sfidat e rivaliteteve etnike. Dhe ata që vazhdojnë të kenë lidership që beson se populizmi, nacionalizmi e rivalitetet etnike janë rrugët përpara. Shpresoj të shohim të dyja, zgjerimin evropian, dialogun dhe angazhimin e fuqishëm amerikan që t’i ndihmojmë tri shtetet të lëvizin dhe të kthehen në rrugën që duhet të jenë, në përputhje me BE-në dhe fqinjët e tyre që po bëjnë shumë më mirë se ato”, ka thënë Escobar.

Gërvalla me frazën e ish-diktatorit komunist kinez godet BE-në: Pa ShBA-në dhe NATO-n, jeni një ‘tigër prej letre

Ndërsa, kryediplomjata kosovare ka zgjedhur idiomën e vjetër kineze “tigër prej letre” që të godasë BE-në. Kjo frazë u popullarizua nga ish-diktatori komunist, Mao Ce Duni, i cili në vitin 1956 e cilësoi imperialzimin amerikan si “tigër prej letre”, duke thënë se “imperializmi dhe të gjithë reaksionarët janë tigra prej letre”.

Sipas Gërvalles, në aspektin e sigurisë BE-ja është “e paaftë” dhe rrjedhimisht nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Evropë.

“Jemi rreshtuar për rreth 90 për qind me Perëndimin kur bëhet fjalë për Ukrainën. Të tjerët që i kemi përreth po e ndihmojnë Rusinë në agresionin e saj për pothuajse dy vjet tashmë pa sanksione nga Bashkimi Evropian. Pyetja kyçe është për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është Bashkimi Evropian unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në union dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ (tigër prej letre) në aspektin e sigurisë. Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që Putini të përshkallëzojë”, ka thënë Gërvalla.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika