Një shtetase e Shqipërisë, e shoqëruar nga nënë e saj, ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht në një shtëpi të pabanuar në Pejë.
Viktima dhe i dyshuari janë shtetas të Shqipërisë.
I dyshuari ndodhet në kërkim policor derisa për rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.
“DHUNIM/Pejë, 08.07.2023 – 20:00. Viktima femër r/shtetase e Shqipërisë, e shoqëruar nga nëna e saj, ka raportuar rastin se në një shtëpi të pabanuar ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull r/shtetas i Shqipërisë. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktima të dërgohet te mjeku për ekzaminim, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.