Djegia e banesës në Gjilan dhe vdekja e 50-vjeçarit – Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e djeshëm në Gjilan, ku si pasojë e një djegie të banesës ka humbur jetën një 50-vjeçar

Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e djeshëm në Gjilan, ku si pasojë e djegies së banesës, ka humbur jetën një 50-vjeçar.

“Është raportuar se një banesë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet policore, si dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë evakuimin e njerëzve nga ndërtesa, ndërsa në banesën ku ishte shkaktuar zjarri për një kohë nuk ka qenë e mundur të depërtohet për shkak të tymit dhe zjarrit. Pas lokalizimit të zjarrit, në banesë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, pronar i banesës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, njofton Policia.

Në njoftimin e PK-së thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë në terren prokurori kujdestar, njësia e hetimeve rajonale, inspektorët për hetimin e zjarrit, si dhe njësia e KEDS.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të Policisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika