PDK: Ndërhyrja e Qeverisë në Polici nuk mund ta heshtë aferën korruptive Martin Berishaj – Nagip Krasniqi

"Shkarkimi i  Drejtorit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve tregon se kjo Qeveri dëshiron të mbroj më çdo kusht njerëzit e saj që janë nën hetime për korrupsion, dhe këtë po e bënë duke ndërhyrë në mënyre të papranueshme në procesin e hetimit ndaj tyre"

Ilustrim

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi, në kuadër të Kabintetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përpargim Gruda, të dielën gjatë një konferencë për media, e ka quajtur ndërhyrje të pastër politike nga ana e Qeverisë shkarkimin e shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve, Shemsi Hazirit, njësi kjo që udhëhiqte hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Gruda ka thënë se Qeveria ka për qëllim të parandalojë çfarëdo hetimi të zyrtarëve të tjerë qeveritarë dhe partiakë të partisë në pushtet, pas Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit, si dhe të dekurajojë dhe t’i frikësojë të gjithë hetuesit e pavarur brenda Policisë së Kosovës.

“Shkarkimi i Drejtorit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve tregon se kjo Qeveri dëshiron të mbrojë më çdo kusht njerëzit e saj që janë nën hetime për korrupsion dhe këtë po e bën duke ndërhyrë në mënyrë të papranueshme në procesin e hetimit ndaj tyre. Ky shkarkim shpjegon arsyen dhe motivet e vërteta pse kryeministri Kurti dhe kjo Qeveri sulmonte prokurorin e shtetit me aq brutalitet pak ditë pas arrestimit të Nagip Krasniqit”, ka thënë Gruda.

Ai ka shtuar se, para së gjithash, ky rast dëshmon edhe se premtimet për luftë kundër korrupsionit dhe reformim të drejtësisë kanë qenë një mashtrim për hesapet elektorale të partisë në pushtet dhe kurrë një qëllim i vërtetë.

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda

Gjithsesi, Gruda ka thënë se askush nuk do të mund heshtë aferën korruptive të Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit.

“Po ashtu, i bëjmë thirre Qeverisë së Kosovës që të heqë dorë nga ndërhyrjet politike në organet që po zhvillojnë hetimet dhe t’i hapë rrugë zbardhjes së kësaj afere. Me lejoni të jem i qartë për të gjithë, nuk ka forcë që mund të mbyllë dhe heshtë aferën korruptive të Merin Berishajt dhe Nagip Krasniqi. Qytetarët e Kosovës do ta marrin vesh herët apo vonë të vërtetën e këtij skandali korruptiv”.

Në fakt, ky nuk është rasti i parë që një zyrtar brenda policisë shkarkohet sepse ishte duke hetuar Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin. Muaj më parë ishte shkarkuar edhe Musli Salihu, drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës – për të cilin rast kishin raportuar edhe mediat në Slloveni, ku Martin Berisha dyshohet për pastrim parash.

Gruda i ka bërë thirrje Prokurorisë së shtetit që të angazhohet për të siguruar një hetim të pavarur dhe të paanshëm ndaj Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit, në mënyrë që e vërteta e plotë të zbardhet deri në fund.

Berishaj është nën hetime dhe dyshohet për aktivitetin e tij të paligjshëm dhe korruptiv që përfshin të paktën katër shtete të Ballkanit: Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Slloveninë, ndërkohë që ish-drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ndodhet në paraburgim nën akuzën për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika