KE: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim është pranuar

Këshilli i Evropës e ka konfirmuar se e kanë pranuar kërkesën e shtetit të Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë. KE nuk ka dhënë ndonjë datë se kur pritet të merret vendimi për pranimin e Kosovës apo jo

Keshilli i Evropës

Këshilli i Evropës e ka konfirmuar për Portali D, se e kanë pranuar kërkesën e shtetit të Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.

Në pyetjen se kur pritet të merret vendimi për pranimin ose jo të Kosovës në KE, kanë thënë se për momentin nuk do të japin komente.

“Ne mund të konfirmojmë se aplikimi për anëtarësim është pranuar dhe po i transferohet Komitetit të Ministrave në përputhje me statutin e Këshillit të Evropës. Për momentin nuk ka komente të mëtejshme”, thuhet në përgjigjen e KE-së për Portali D.

Të enjten Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës.

Përmes një video-adresimi të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se pas këtij aplikimi Kosova pritet të jetë anëtare e plotë e Këshillit Evropian.

“Sapo dolëm nga takimi me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Në emër të Republikës së Kosovës dorëzuam kërkesën për anëtarësim në KE. Sot hapet një kapitull i ri për shtetin e Kosovës, sot hapet procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë, e cila do të kalojë në instanca të ndryshme të KE-së, të Asamblesë Parlamentare dhe në fund edhe të Këshillit Ministror”, ka deklaruar Gërvalla.

Momenti i dorëzimit të aplikimit në Këshillin e Evropës (KE), nga ministrja Donika Gërvalla

Tutje, Gërvalla ka thënë se Kosova e meriton të jetë pjesë e KE-së, sepse, sipas saj, është vendi më demokratik dhe më proevropian në rajon.

Aplikimin e Kosovës për në KE, e kanë përkrahur i gjithë spektri politik në Kosovë si dhe shoqëria civile.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika