Për shkak të mungesës së kuorumit ka dështuar edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Në lidhje me dështimin e Kryesisë, ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se do ta vazhdojnë punën siç thotë Kushtetuta e vendit.
Ajo e ka quajtur të papranueshëm vendimin e opozitës për ta bojkotuar mbledhjen e Kryesisë, duke theksuar se një mori ligjesh të rëndësishme për jetën e qytetarëve presin që të votohen nga deputetët.
Bojkoti i opozitës vjen si formë e reagimit ndaj Qeverisë së Kosovës, e cila, sipas tyre, i ka dëmtuar raportet me ndërkombëtarët për shkak të situatës në veri.