Kurti: Kosova është vlerë e shtuar në Këshillin e Evropës

Kryeministri Kurti pas aplikimit zyrtar të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka thënë se Kosova është vlerë e shtuar për Këshillin dhe kjo do të jetë një mundësi që ky vend të ketë progres në shumë sfera

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas aplikimit zyrtar të Kosovës në Këshillin e Evropës (KE), aplikim ky që është dorëzuar të enjten nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Shefi i ekzekutivit, Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në mbledhjen e së enjtes në Qeverinë e Kosovës është miratuar nisma për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam nismën për anëtarësimin e Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas dorëzuam edhe aplikimin për anëtarësim”, ka thënë ai.

Sipas Kurtit, Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj.

“Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit prioritet”, ka shkruar Kurti.

Kurti, ndër të tjera ka shtuar se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

KE: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim është pranuar

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika