Spanja do të ofrojë tre ditë ‘leje menstruale’

Javën e ardhshme, qeveria spanjolle do të miratojë masa të reja shëndetësore e veçanërisht, për gratë dhe produktet higjenike të tyre

Spanja do të bëhet vendi i parë perëndimor i cili do të ofrojë ‘leje menstruale’ për gratë që vuajnë nga dhimbjet e menstruacioneve gjatë punës.

Stacioni radiofonik, Cadena Ser, ka njoftuar se qeveria spanjolle do të miratojë këtë masë javën e ardhshme.

Tashmë, ka edhe vende të tjera në botë të cilat japin leje menstruale, duke përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Indonezinë dhe Zambinë.

Sipas paketës së reformës që do të kalojë në mbledhjen e ardhshme të kabinetit të Spanjës të martën, shkollave do t’u kërkohet gjithashtu të sigurojnë pako higjenike për vajzat që kanë nevojë për to.

Sekretarja e Shtetit për Barazinë dhe Kundër Dhunës Gjinore, Ángela Rodríguez, ka njoftuar me 3 mars, një paketë masash për të garantuar shëndetin menstrual dhe rikuperimin e shëndetit riprodhues, duke përfshirë dhënien e lejes për gratë që kryejnë një abort.

Ilustrim

“Të drejtat që lidhen me shëndetin menstrual nuk janë diskutuar kurrë dhe të dhënat janë rrëqethëse”, ka thënë Rodríguez për El Periodico, transmeton “The Daily Mail“. “Një në katër gra nuk mund të zgjedhë produktet e higjienës femërore që dëshiron të blejë për arsye financiare. Për këtë arsye ne propozojmë që ato të shpërndahen pa pagesë në qendrat arsimore dhe sociale”.

Ky pushim synon që të përfitojnë gratë që vuajnë nga periudha veçanërisht të dhimbshme.

Shumë gra me menstruacione vuajnë nga dhimbje të forta të njohura si dismenorrhea, e cila mund të jetë dobësuese në raste të rënda.

“Është e rëndësishme të sqarohet se çfarë është një periudhë e dhimbshme, nuk po flasim për një shqetësim të lehtë, por për simptoma serioze si diarre, dhimbje koke të forta, temperaturë”, tha Rodríguez.

“Për simptomat që ka një sëmundje, jepet një paaftësi e përkohshme, prandaj e njëjta gjë duhet të ndodhë me menstruacionet dhe duhet të ekzistojë mundësia që nëse një grua ka një periudhë shumë të dhimbshme, ajo mund të qëndrojë në shtëpi”, ka theksuar ajo.

Pamponave higjienike dhe tamponëve do t’u hiqet TVSH-ja nga çmimi i shitjes në supermarkete, si dhe do t’u jepet falas grave në rrethana të margjinalizuara sociale.

Qeveria spanjolle planifikon gjithashtu të heqë kërkesën për 16 dhe 17-vjeçarët që kërkojnë një abort për të kërkuar lejen e prindërve.

Gjithashtu, Rodríguez ka treguar planet e saj që Spanja të bëhet lider në zhvillimin e pilulës kontraceptive mashkullore, e cila mund të fillojë testimet te njerëzit që në korrik, sipas studiuesve në Universitetin e Minesotës.

Ministria synon gjithashtu të miratojë një ligj që synon trafikimin e grave për prostitucion në Spanjë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika