Kërkohet arrestimi i deputetit të PS-së në Shqipëri

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kërkon heqjen e imunitetit ndaj ish-ministrit, kërkesa ka kaluar në Kuvend

Deputeti i Shqipërisë, Arben Ahmetaj./ Foto: ZL.

Prokuroria e Shqipërisë ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit, në mënyrë që ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj të arrestohet nën dyshimet për korrupsion dhe pastrimit të parave.

Kërkesa mban datën 7 korrik dhe nënshkrimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

SPAK thekson se kërkon autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit.

Kërkesa e SPAK-ut është për vendosjen e masën së sigurisë dhe për ta kontrolluar shtëpinë e deputetit.

Hetimet ndaj Arben Ahmetajt nisën në vitin 2022 dhe Prokuroria e Posaçme thekson se “vazhdon hetimi në drejtim, edhe të fakteve të tjera penale apo personave të tjerë të implikuar”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika