Drizan Shala, ekspert i sigurisë ka thënë se shpërthimet në fabrikën ‘Sloboda Čačak’, kanë ndodhur për t’ia rikujtuar Aleksander Vuçiçit ardhjen e tij në pushtet si dhe mbështetjen ndaj tij nga qeveria ruse.
Këto shpërthime nuk janë të parat në këtë fabrikë. Sipas Shalës shpërthimet e tilla që kanë ndodhur para disa viteve, kanë ndodhur që në pushtet të vie Alexandër Vuçiç.
“Pjesa e inteligjencës ushtarake Ruse sipas të gjitha premisave ishte aktivizuar në dëmtimin dhe ndërrimin e qeverisë me qeverinë e re të marionetës Aleksandër Vuçiq, ku patëm dy shpërthime me 12 janar dhe 27 dhjetor të 2010 në fabrikën e Çaçak e cila zyrtarisht nuk operonte por prap pati shpërthime ‘pyroteknike’ më lëndime të personave nga këto dy incidente dhe si për kohesidenc pas dy vite minister i ri i mbrojtjes ishte emruar Aleksander Vuçiqi”, shkruan Shala.
Sipas Shalës sabotime të tilla mund të ndodhin prapë varësisht se si zhvillohet politika Serbe me BE-në, sepse për këtë arsye Kremlini ka hapur një zyre për bashkëpunim ushtarak në Beograd, dhe një të tillë e ka hapur edhe Serbia në Moskë.
Në këtë fabrikë në vitin 2017 janë bërë investime qindra miliona dollar për të mbyllur nëvojat ushtarake duke prodhuar linjat: M79 Osa, M80 zolla, M90 zoll anti tank, municion tankesh 100 mm, 125 mm , municione të kalibrit 20,23,30,37,40 dhe 57 mm si dhe 76,100,105,122,152,155mm municion artilerie. E atëherë me qeverinë udhëheqte partia e Alexandër Vuçiçit.