“’Me vendim unanim kemi vendosur të flasim me Radojçiqin’”, Abazi reagon për përgjimet e Mimoza Kusari-Lilës

“’Me vendim unanim kemi vendosur të flasim me Radojcicin! Kur folëm nuk e patëm numrin e telefonit!’”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti Haki Abazi

Deputeti, Haki Abazi, ka reaguar në lidhje me përgjimet ne mës të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila dhe përfaqësuesit të Listës Serbe, Slavko Simiqi.

Në hyrje të bisedës ë përgjimet që i ka siguruar gazeta “NACIONALE”, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

Abazi ka ironizuar me bisedën që po dyshohet që ka bërë Kusari-Lila me kriminelin serb, Radojçiq. Duke pyetur se “kur hyn palaço në pallat çfarë ndodhë me mbretërinë?”.

“’Me vendim unanim kemi vendosur të flasim me Radojcicin! Kur folëm nuk e patëm numrin e telefonit!’”, ka ironizuar ish-deputeti i VV-së.

Abazi ka thënë se kjo është një keqardhje për Kosovën dhe fatekqesi për vendin.

“Keqardhje për Kosovën! Fatkeqësi për politikën e vendit dhe jetën institucionale! Zhgënjmi vjen nga soji itillë!  Dëshpërimi mbi Ramën nuk ka asnjë kuptim më, së paku ai po flet me përfaqësuesit e shtetit fqinjë!”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Kurse, Kusari, e ka mohuar se ka komunikuar me Radojçiqin.

Ajo ka thënë se komunikim ka pasur vetëm me anëtarët e Listës Serbe brenda objektit të Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq dhe Slavko Simiq.

“Jo, unë në fakt, unë s’kam as nr e as kontakt me Millan Radojciqin, unë kam pasur kontakt me personat që i përmenda dhe gjatë gjithë kohës i kam rezistuar komunikimit me të. Komunikimin që Lista Serbe e kanë me të dhe kjo është çështje e tyre, pasi ata e kanë edhe nënkryetar në Qeverinë Kurti është kthyer urdhërarresti dhe aktakuza për të dhe ai kudo që të zihet do të arrestohet. Unë nuk kam biseduar me të, Lista Serbe kanë folur më të, kjo është përpjekje e dëshpëruar e opozitës tonë të cilët i kanë pasur partnerë ata”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika