Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Anton Berisha, ka komentuar deklarimet e shefes së diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, në Dubrovnik, para disa ditësh. Gërvalla, në Forumin e Dubrovnikut ka thënë se pa ShBA-në dhe NATO, BE-ja është një “tigër prej lere”.
Sipas Berishës, shefja e diplomacisë kosovare është e papërgjegjshme dhe është shqetësues agjenda e saj “anti-shqiptare. Duke theksuar se Gërvallës në linjë m qëndrimet e kryeministrin, Albin Kurti, i cili sipas tij, është udhëheqësi i politikës “anti-evropiane”.
“Është një ministre e papërgjegjshme, me mungesa elementare të komunikimit diplomatik. Dhe, çka është ma shqetësuese është se është dashakeqëse, kjo ka marrë një rol një agjende anti-shqiptare. Për ta armiqësuar Kosovën me Evropën. Kjo as nuk duhet të emërohet por me standardin kësaj qeveria, praktikisht udhëheqësi i politikes anti-perëndimore është vetë Kurti, kështu që në këtë kuptim kjo është në linjën e tij. Ai ka vazhdimisht deklaratë të papërgjegjshme, siç ishte ajo me sekretarin Blinken dhe vazhdimisht me deklaratat që shpërfaqin prirjen e tyre deri në armiqësimin më botën perëndimore.”, ka thënë Berisha.
Berisha ka shtuar se Kosova nuk e ka luksin të flasë me gjuhën e Gërvallës.
“Të gjitha aspektet është e papërgjegjshme. Por, aspekti që dua ta ndaj është papërgjegjshmëri ndaj vendit të vet. Kosova nuk e ka luksin… ti shpallë luftë të BE-së dhe të bëj krahasime të tilla të Mao Ce Duni. Çdo deklaratë e tillë vetëm e dëmton Kosovën, Kosova nuk është në pozicion të përdorë një fjalor të tillë”, ka shtuar Berisha.
Gërvalla me frazën e ish-diktatorit komunist kinez godet BE-në: Pa ShBA-në dhe NATO-n, jeni një ‘tigër prej letre”
Kryediplomjata ka zgjedhur idiomën e vjetër kineze “tigër prej letre” që të godasë BE-në. Kjo frazë u popullarizua nga ish-diktatori komunist, Mao Ce Duni, i cili në vitin 1956 e cilësoi imperialzimin amerikan si “tigër prej letre”, duke thënë se “imperializmi dhe të gjithë reaksionarët janë tigra prej letre”.
“Jemi rreshtuar për rreth 90 për qind me Perëndimin kur bëhet fjalë për Ukrainën. Të tjerët që i kemi përreth po e ndihmojnë Rusinë në agresionin e saj për pothuajse dy vjet tashmë pa sanksione nga Bashkimi Evropian. Pyetja kyçe është për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është Bashkimi Evropian unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në union dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ (tigër prej letre) në aspektin e sigurisë. Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që Putini të përshkallëzojë”, ka thënë ajo.