Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka pritur në takim zyrtaren e BE-së, Kati Schneeberger së bashku me nënkryetaren Adjançiq.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe punën që po bëjnë si qeverisje e re në Komunën e Mitrovicës së Veriut.
“E falenderova përzemërsisht për qëndrimet e saj të drejta që ka mbajtur në vazhdimësi znj. Schneeberger”, ka shkruar Atiq.