Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se janë proceduar 2 milionë euro “për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2023 për sipërfaqe, pas kontrollave rigoroze në teren”.
Peci njoftoi se me këtë intensitet të pagesave, do të vazhdohet edhe ditëve në vijim.
Kurse “pagesat për plehërimin dhe naftën do të procesohen / paguhen pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi”.
Sipas Pecit “për herë të parë kontrolla në shumë komuna të Kosovës nga 5% apo 10% është rritur në 100%”.