Rusia, sot në orët e hershme të mëngjesit, ka nisur një ofanzivë sulmi ajror ndaj Kievit në Ukrainë.
“Armiku sulmoi Kievin nga ajri për herë të dytë këtë muaj”, tha Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, në një postim në kanalin Telegram.
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan të gjithë dronët Shahed të prodhuar nga Irani e të lëshuar nga Rusia, përpara se të arrinin në objektivat e tyre, tha Popko. Nuk ka të dhëna të menjëhershme për dëme apo viktima.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, alarmet për sulm ajror shpërthyen mbi Kiev për një orë e më gjatë në pjesë të tjera të lindjes së Ukrainës.
Samiti në Vilnius të Lituanisë, i cili fillon të martën [sot], do të mbizotërohet nga pasojat e pushtimit rus të Ukrainës, me liderët që do të miratojnë planet e para gjithëpërfshirëse të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë për t’u mbrojtur kundër çdo sulmi nga Moska.