Një person është arrestuar në komunën e Klinës, nën dyshimet se e ka dhunuar një grua.
Sipas policisë, viktima është dërguar “në shtëpi të sigurt”, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në shtëpi të sigurtë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.