Kosova pritet të ketë “rrugë të lehtë” drejt Këshillit të Evropës

Pas përkrahjes së dhënë nga Gjermania, Kosova pritet të ketë një rrugëtim më të lehtë drejtë të qenurit pjesë e Këshillit Evropian

Kosova, në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Këshillin Evropian nuk pritet të ballafaqohet me shumë vështirësi. Kjo pas përkrahjes së dhënë nga Gjermania, përjashtimit të Rusisë, si dhe përmbushjes së kritereve.

Listës së flamujve të 46 shteteve, së shpejti mund t’i shtohet edhe Kosova.

Kjo mund të ndodhë në rast se Kosova pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës.

Procedurat për anëtarësim, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka treguar se kanë filluar të enjten.

Për profesorin universitar, Arben Fetoshi, rrugëtimi deri në anëtarësim pritet të jetë i lehtë.

“Gjasat për anëtarësim në KE janë maksimale, duke i pasur parasysh edhe indikacionet e mbështetjes që vijnë për Kosovën në këtë rast, sic janë ato të ditëve më parë nga Gjermania e cila deklaroi se do ta mbështesë Kosovën në këtë iniciativë”, ka thënë Arben Fetoshi, profesor universitar.

Fetoshi e konsideron si shumë të rëndësishëm anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Mendon që dimensioni më i rëndësishëm i këtij hapi lidhet me procesin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës… Shpresoj që institucionet tona, përkatësisht ministria e jashtme dhe qeveria paraprakisht t’i kenë marrë konfirmimet e shumicës dërrmuese, shumicës së kualifikuar të shteteve anëtarë në KE në mënyrë që të mos befasohemi me ndonjë vendim për ta refuzuar kërkesën e Kosovës për pranim”, ka thënë Arben Fetoshi, profesor universitar.

E kriteret për anëtarësim Kosova duket se i ka përmbushur.

Kështu thotë Naser Shatrolli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

“Kosova ka arritë megjithatë edhe në aspektin formal në kuptim të kompletimit të kornizës ligjore për mbrojtjen e të lirive dhe të drejtave të njeriut që të avancoj në këtë apekt, por edhe në aspektin praktik”, ka thënë Naser Shatrolli, GLPS.

Kriteret për anëtarësim, Shatrolli thotë se nuk janë specifike.

“Kriteret nuk janë specifike, por janë ato vlerësimi i kënaqëshmërisë në përmbushjen e nivelit të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të drejtave themelore të individëve, këto dy kritere, tash metedologjinë do ta përcaktoj vet Këshilli i Ministrave se në cilat aspekte do të bëjë vlerësimin e përmbushjes së këtyre kritereve”, ka shtuar ai.

Pas përjashtimit të Rusisë, pjesë e Këshillit të Evropës janë 46 shtete.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika